Ndërlidhjet

Vrasja e Kim Jong-nam: Lirohet një verikorean


Kim Jong-nam
Kim Jong-nam

Një verikorean që u mbajt në Malajzi në lidhje me vdekjen e gjysmëvëllait të liderit të Koresë së Veriut do të lirohet dhe do të dëbohet të premtën.

Prokurori i përgjithshëm i Malajzisë, Mohamed Abandi Ali, tha se Ri Jong Chol është "njeri i lirë" dhe se "nuk ka prova të mjaftueshme për ta akuzuar".

Gjysmëvëllai i liderit verikorean, Kim Jong-nam, vdiq më 13 shkurt, pasi u helmua me agjent nervor VX.

Të mërkurën, dy gra, njëra nga Vietnami, tjetra nga Indonezia, janë akuzuar për vrasjen e tij.

Malajzia është duke hetuar disa verikoreanë, përfshirë një zyrtar të ambasadës, nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në vrasje.

XS
SM
MD
LG