Ndërlidhjet

Putini pranoi se në Rusi ka "raste individuale të dopingut"


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Agjencia Botërore Anti-Doping mirëpriti deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se sistemi i dopingut në vendin e tij nuk është duke funksionuar.

Putin pranoi se ka raste individuale të dopingut në Rusi, por jo edhe përfshirje të shtetit në abuzime.

Agjencia Botërore Anti-Doping tha se "pranimi publik i Putinit është një hap në drejtim të duhur".

Ajo po ashtu tha se është e gatshme të vazhdojë "të mbështesë përpjekjet e Rusisë për të rindërtuar një sistem të besueshëm anti-doping".

Kjo agjenci, megjithatë, ka gjetur prova për doping të sponsorizuar nga shteti në Rusi, gjë që ka bërë që shumë atletë rusë të pengohen nga pjesëmarrja në disa gara globale, qysh në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG