Ndërlidhjet

Tregjet e aksioneve rriten pas fjalimit të Trumpit


Ilustrim

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë u rritën në nivele rekord, pas një fjalimi të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili dha shpresë për rritje më të fuqishme ekonomike në "ekonominë më të madhe të botës".

Indeksi Dow Jones kërceu për 1.5 përqind apo më shumë se 300 pikë.

Indekse të tjera të mëdha në Nju Jork, Londër dhe Frankfurt po ashtu u rritën në nivele rekorde, ndërsa indeksi kryesor në Francë për 2.1 përqind.

Trump premtoi para Kongresit se do të shkurtojë taksat për bizneset dhe individët, ndërsa do të shpenzojë një trilion dollarë për të përmirësuar rrugët dhe urat e vendit.

Por, ekonomistët thonë se zotimet e tij për të rritur tarifat në importe dhe për të rinegociuar marrëveshjet tregtare po ashtu rrisin rrezikun e ngadalësimit të tregtisë globale dhe të rritjes ekonomike.

XS
SM
MD
LG