Ndërlidhjet

AAK: Shtyrja e vendimit, përpjekje për mënjanimin politik të Haradinajt


Nga manifestimet në mbështetje të Ramush Haradinajt
Nga manifestimet në mbështetje të Ramush Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar si abuzim me drejtësinë, vendimin e gjykatës në Colmar të Francës për të shtyrë tutje verdiktin për rastin Ramush Haradinaj.

Shtyrja e vendimit, sipas AAK-ë, është përpjekje për mënjanimin politik të tij.

“Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj”, theksohet në deklaratën e kësaj partie politik, lider i të cilës është vet Haradinaj.

Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

XS
SM
MD
LG