Ndërlidhjet

Thaçi: Presidenti i Maqedonisë varrosi demokracinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cilësoi zhvillimet politike në Maqedoni si "shumë shqetësuese".

Të mërkurën, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tha se nuk do ta mandatojë për kryeministër liderin e Social-Demokratëve, Zoran Zaev, për shkak të platformës me partitë shqiptare, që, sipas tij, rrënon karakterin unitar të Maqedonisë.

"Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit", tha Thaçi në një postim në Facebook.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

"Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta", tha Thaçi.

XS
SM
MD
LG