Ndërlidhjet

Paneli i OKB-së akuzon të gjitha palët për “krime lufte” në Alepo


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Një panel i Kombeve të Bashkuara tha se evakuimi në lindje të Alepos, pas muajsh të rrethimit dhe bombardimeve nga forcat ruse dhe siriane, ka qenë një nga shumë krimet e luftës, të kryera nga ata që luftojnë për kontrollin e Alepos – qytetit të dytë më të madh të Sirisë.

Komisioni i Hetimeve në Siri tha se të gjitha palët kanë bërë shkelje në betejën e vitit të kaluar në Alepo, përfshirë bombardime pa dallim të zonave me civilë, përdorimin e armëve kimike dhe municioneve thërrmuese dhe evakuimin e detyrueshëm.

Marrëveshja për të evakuuar pjesën lindore të Alepos, të kontrolluar nga rebelët, nuk u ka lejuar civilëve të mbeten në qytet në fund të fushatës dhe kjo, sipas Komisionit, llogaritet “krim lufte me zhvendosje të detyrueshme”.

“Shkalla e asaj që ndodhi në Alepo është e pashembullt në konfliktin e Sirisë”, tha kryetari i Komisionit, Paulo Pinheiro.

Komisioni analizoi shkeljet e kryera nga 21 korriku, kur ka nisur rrethimi i zonës së kontrolluar nga rebelët në Alepo, deri më 22 dhjetor, kur trupat siriane dhe forcat aleate kanë rimarrë kontrollin e gjithë qytetit.

XS
SM
MD
LG