Ndërlidhjet

Veseli: Shtyrja e vendimit për Haradinajn e papranueshme

  • RFE /RL

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar ‘të papranueshëm” shtyrjen e vendimit të një gjykate franceze për ish kryeminstrin, Ramush Haradinaj.

Në një publikim në rrjetin social facebook, Veseli thotë se ‘duhet të ndalen përpjekjet për të njollosur luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi”.

"Duhet t'u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulëta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi. Lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranueshëm për të gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare", ka shkruar Kadri Veseli në facebook.

Gjykata franceze në Colmar ka shtyrë për 6 prill vendimin për Ramush Haradinajn, i cili u ndalua në Basel më 4 janar me akuzat për krime lufte sipas një fletarresti ndërkombëtar të Serbisë.

XS
SM
MD
LG