Ndërlidhjet

SHBA kryen sulmin e parë me dron në Pakistan, nën udhëheqjen e Trumpit


Pakistan
Pakistan

Një sulm me dron i kryer nga Shtetet e Bashkuara ka vrarë dy njerëz me motoçikletë, në një rajon fisnor të Pakistanit.

Është ky sulmi i parë i tillë në Pakistan nën administratën e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Sulmi ka ndodhur në zonën Sara Khva të qarkut Kurram, në kufi me Afganistanin.

Një burim i sigurisë i tha Radios Evropa e Lirë se dy personat e vrarë kanë qenë militantë të dyshuar dhe i identifikoi si Qari Abdullah dhe Qari Shakir.

Nuk është e qartë se cilit grup militant i përkisnin.

Pakistani i kritikon sulmet me dron, pasi i konsideron si shkelje të sovranitetit të vendit.

Por, disa dokumente që kanë rrjedhur, kanë treguar se Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar fshehurazi në disa raste në të kaluarën.

XS
SM
MD
LG