Ndërlidhjet

AAK bojkoton Kuvendin e Kosovës deri më 6 prill


Deputetë të AAK-së në Kuvendin e Kosovës
Deputetë të AAK-së në Kuvendin e Kosovës

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë vendimin që, siç thotë, ‘a bojkotojë Kuvendin e Kosovës’ deri më 6 prill, kur pritet të merret vendimi për udhëheqësin e saj Ramush Haradinaj, nga gjykata franceze në Colmar.

Në një kumtesë të tij, Grupi Parlamentar i AAK-së thotë se duke qenë “i bindur se nuk po ndërhyn në si­stemin e drejtësisë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Ramush Harad­inajt, e konsideron padrejtësi në vete”.

Grupi Parlamentar i AAK-së në kumtesën e tij thotë se “të pakënaqur me anga­zhimin e institucion­eve të Republikës së Kosovës, Presidenti­t, Qeverisë por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri me datë 6 Prill 2017”.

“Deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosov­ës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundër­ligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Ko­sovës. Ne deputetët e AAK-s­ë, kemi vendosur për këtë masë, me bindj­en se kjo do të kupt­ohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”, thuhet në kumtesën e Grupit Parlamentar të AAK-së.

Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si “një afat shtesë përt’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë”

XS
SM
MD
LG