Ndërlidhjet

Pentagoni: Janë sulmuar disa caqe të al-Kaidës në Jemen


Ilustrim

Pentagoni thotë se forcat e Shteteve të Bashkuara i kanë kryer më se 20 “sulme precize” kundër miliatnëve të ndërlidhur me al-Kaidën në Jemen, në kuadër të aksionit të dytë madhor ushtarak amerikan atje, nën presidencën e Dondald Trumpit.

Pentagoni njoftoi se cak i sulmeve të sotme ishin luftëtarët, armatimet, pajisjet dhe infrastruktura e grupit të nohur me emrin, Al-Kaida në Gadishullin Arab (AQAP).

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se sulmet “janë kryer në partneritet me qeverinë e Jemenit dhe ishin koordinuar me presidentin e Jemenit, Mansur Hadi”.

Zëdhënësi Davis tha se sulmet e fundit “do ta degradojnë aftësinë e AQAP-it për koordinim të sulmeve të jashtme terroriste dhe kufizoj aftësinë e grupit për ta shfrytëzuar territorin e okupuar nga qeveria legjitime e Jemenit, si hapësirë e sigurt për komplote terroriste”.

XS
SM
MD
LG