Ndërlidhjet

Mogherini qëndron nesër në Prishtinë dhe Mitrovicë

  • RFE /RL

Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini do të vizitojë nesër Kosovën.

Gjatë vizitës, Mogherini do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Isa Musta dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare, përfshi ato opozitare.

Në agjendën e dërguar nga Zyra e BE-së, konfirmohet se ajo do të vizitojë urën e Mitrovicës, ku kohët e fundit kishte zhvillime dramatike në lidhje me ndërtimin e parkut mes pjesës jugore dhe veriore të qytetit. Aty, Bashkimi Evropian është i përfshirë në projektin për lëvizjen e lirë mbi dhe përreth urës kryesore mbi lumin Ibër.

Njëherësh, vizita e Mogherinit vjen në kohën e zhvillimeve tjera politike në Kosovë, siç janë paqartësitë rreth ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, si kusht i Kosovës për t’u përfshi nëliberalizimin e vizave.

Mogherini është ndërmjetësuese edhe në procesin e bisedimeve Prishtinë – Beograd, dhe pritet që ajo të adresoj edhe çështjen e marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë në procesin e dialogut të Brukselit.

Vizita e Mogherinit në Kosovë po realizohet në kuadër të një turni që ajo po zhvillon në rajonin e Ballkanit.

XS
SM
MD
LG