Ndërlidhjet

Kosova u anëtarësua në Organizatën Botërore të Doganave


Ilustrim

Kosova prej sot zyrtarisht është bërë anëtare e Organizatës Botërore të Doganave (WCO), ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, së bashku me ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj.

Zoti Mustafa ka vlerësuar se anëtarësimi në këtë organizatë, sipas rëndësisë, është “pothuajse i barabartë me pranimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, veçanërisht e ka falënderuar qeverinë e Belgjikës dhe ministrin e jashtëm të këtij vendi, Didier Reynders, për mbështetjen që Kosova të pranohet në WCO, pas lobimit të fuqishëm disavjeçar.

Aktualisht, Kosova është e pranuar në më tepër se 50 organizata ndërkombëtare rajonale dhe botërore, ndërsa pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar 114 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG