Ndërlidhjet

Gjermani: Kërcënim me bombë pasi u bllokua një tubim i turqëve


Pamje e ndërtesës së Bashkisë të qytetit gagenau në Gjermani, pas kërcënimit për sulm me bombë

Një qytet i vogël gjerman është kërcënuar me sulm me bombë, një ditë pasi është anuluar një tubim me ministrin e drejtësisë së Turqisë, për ta popullarizuar referendumin me të cilin zgjerohen autoritetet e presidentit, Recep Tayyip Erdogan, në Turqi.

Dieter Spannagel, zyrtar në qytetin Gagenau, tha se bashkia e qytetit sot në mëngjes e ka pranuar një kërëcnim me bombë gjatë një thirrjeje telefonike.

“Si shkak, thirrësi e ka cituar anulimin e ngjarjes me ministrin e drejtësisë së Turqisë”, tha Spannagel.

Policia e ka kontrolluar ndërtesën e bashkisë.

Sot më herët, ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i ka akuzuar forcat brenda qeverisë së Gjermnaisë se po punojnë për t’i parandaluar liderët e Turqisë që të bëjnë fushatë në favor të votimit “për” në referendumin e prillit, për rritjen e autoriteteve të presidentit të Turqisë.

Në Gjermani jetojnë afro 1.5 milionë shtetas të Turqisë.

Ministri i drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, e ka anuluar takimin me kolegun gjerman në shenjë proteste, ndërsa Ankaraja e ka ftuar ambasadorin gjerman për shpjegim.

XS
SM
MD
LG