Ndërlidhjet

Qeveria miraton raportin e Komisionit për matjen e territorit


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin përfundimtar të Komisionit shtetëror për matjen e territorit.

Ky Komision ishte formuar nga qeveria me qëllim të sqarimit të dilemave të shprehura nga deputetët rreth Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas të cilave, ishin hapur dyshime se me këtë marrëveshje Kosova kishte humbur territor prej mbi 8 mijë hektarëve.

Por, gjetjet e Komisionit nxorrën si rezultat se nuk kishte humbje territori.

“Kosova nuk humb asnjë metër katëror dhe duhet ta kemi ndërgjegjjën e pastër”, ka deklaruar kryetari i Komisionit Shtetëror për matjen e territorit, Hivzi Islami.

Pas dorëzimit të raportit në qeverinë e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa tha se tani i hapet rruga ratifikimit në Kuvend të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithatë, gjetjet e Komisionit shtetëror, nuk janë pranuar nga një komision i pavarur i ekspertëve, opozitës dhe një numri të konsiderueshëm deputetësh nga partitë në pushtet. Andaj, çështja e ratifikimit të demarkacionit, mbetet ende nën pikëpyetje, për shkak të mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG