Ndërlidhjet

SHBA ka kryer mbi 30 sulme ajrore ndaj Al-Qaedas në Jemen


Ilustrim

Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë kryer mbi 30 sulme ajrore në Jemen gjatë kësaj jave, duke goditur caqet e grupit Al-Qaeda, ka njoftuar Pentagoni.

Kapiteni Jeff Davis tha se sulmet kanë pasur në shënjestër anëtarë të grupit militantë si dhe objekjetet dhe armët e tyre. Raportohet se nga këto sulme janë vrarë të paktën 20 militantë.

Zyrtarët amerikanë thonë se grupi terrorist Al-Qaeda në Jemen është rritur dhe ka rreth 3,000 militantë.

Davis ka thënë se sulmet ajrore janë kryer në zonat ku Al-Qaeda është më aktive. Ai tha se asnjë ushtar amerikan në terren nuk është përfshirë në luftime.

Sulmet ajrore kanë për qëllim “shkatërrojnë komplotet e organizatës terroriste”, ka thënë Davis.

Al-Qaeda e Jemenit tashmë ka sponsorizuar disa sulme në Perëndim dhe ka premtuar se do të kryejë më shumë sulme në të ardhmen.

Grupi ka “më shumë gjak amerikan në duart e tyre” sa sa grupi militant Shtetit Islamik, me të cilin, Shtetet e Bashkuara janë duke luftuar që dy vjet në Irak, ka thënë kapiten Davis.

XS
SM
MD
LG