Ndërlidhjet

OKB: Nëse konfirmohet përdorimi i armëve kimike në Mosul, do të përbënte krim lufte


Lise Grande
Lise Grande

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se nëse konfirmohet se në Mosul të Irakut, janë përdorur armë kimike, atëherë do të përbënte krim lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Kjo është e tmerrshme”, ka thënë Lise Grande, koordinatore humanitare e OKB-së për Irak.

Përmes një deklarte për media, ajo ka thënë se “nuk ka justifikim për përdorimin e armëve kimike”.

Komentet e Grande vijnë vetëm një ditë pas raportimeve se në luftimet që po vazhdojnë në mes të forcave qeveritare irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik, janë përdorur armë kimike. Akoma nuk është e qartë se cila palë akuzohet se ka përdorur armë kimike.

Organizata Botërore për Shëndetësi e OKB-së, ka thënë se 12 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë duke u trajtuar për ekspozim të mundshëm ndaj agjentëve kimikë në Mosul.

Të gjithë pacientët janë ekspozuar ndaj agjentëve kimikë në pjesën lindore të Mosulit.

“Nëse këto pretendime për përdorim të armëve kimike konfirmohen, kjo do të përbëj shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare humanitare dhe krim lufte, pavarësisht se cila palë ka përdorur ato”, ka thënë Grande.

XS
SM
MD
LG