Ndërlidhjet

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit do ta vizitojë Moskën


Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov

Autoritetet në Baku kanë thënë se ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Rusi. Vizita do të nisë më 7 mars.

Përmes një deklarate për media të MPJ-së së Azerbajxhanit, njoftohet se Mammadyarov planifikon të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavror dhe me nënkryetarin e dhomës së lartë të parlamentit rus, Ilyas Umakhanov.

Bisedimet në mes të Mammadyarov dhe Lavrovit, pritet të fokusohen në përplasjet e fundit në vijën e frontit në mes të forcave të Azerbajxhanit dhe luftëtarëve separatistë me etni armene, në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Pesë ushtarë të Azerbajxhanit dhe të paktën një seaparatistë i mbështetur nga Aermenia u vranë në përleshjet e 1 marsit.

Dy palët kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka konfirmuar datat dhe itinerarin e vizitës së Mammadyarovit.

XS
SM
MD
LG