Ndërlidhjet

Të paktën 8 civilë janë vrarë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën tetë civilë afganë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë nga një sulm më 3 mars, në provicën Farah, kanë njoftuar zyrtarët afganë.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Muhammad Naser Mehri, ka thënë sot se një bombë përgjatë rrugës ka shpërthyer në qarkuk Bala Buluk.

Por familjarët e viktimave kanë thënë se ata janë goditur nga sulmet ajrore. Një banore, 30-vjeçarja Salima, e cila është nënë e katër fëmijëve, ka thënë se dy fëmijët e saj janë vrarë ndërkaq një tjetër është plagosur nga sulmet ajrore.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrotjes, Dawlat Waziri, ka thënë se lidhur me këtë incident kanë nisur hetimet.

“Ne jemi të vetëdijshëm për pretendimet e bëra nga banorët, por tani hetimi ka nisur lidhur me incidentin në Farah”, ka thënë ai.

Në këtë sulm janë plagosur edhe 22 persona të tjerë, sipas zyrtarëve të një spitali lokal.

Në qarkun Bala Buluk së fundmi ka pasur përleshje në mes të forcave të sigurisë së Afganistanit dhe kryengritësve të armatosur.

XS
SM
MD
LG