Ndërlidhjet

Johnson do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme


Zyrtarë të Britanisë së Madhe thonë se Sekretari i Jashtëm, Boris Johson do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme.

“Kryeministrja Theresa May dhe Sekretari i Jashtëm e kanë bërë të qartë se politika jonë karshi Rusisë është ‘angazhohu por bëj kujdes’ dhe vizita e Johnson do të jenë plotësisht në këtë qasje”, ka thënë zëdhënësja e Zyrës për Jashtë e Britanisë së Madhe.

Datat për vizitën e Johnson në Rusi do të konfirmohen më vonë.

Ai pritet që të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

“Diskutimet do të fokusohen në marrëdhënet Mbretëri e Bashkuar-Rusi dhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, përfshirë Sirinë dhe Ukrainën, ku ne vazhdojmë të kemi dallime të mëdha”, ka thënë zëdhënësja.

Johnson vazhdimisht ka kritikuar Rusinë, veçanërisht për mbështetjen që i bën presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ai gjithashtu ka qenë kundër lehtësimit të sanksioneve ruse për aneksimin e paligjshëm të Krimesë së Ukrainës dhe për mbësthetjen e separatisëve në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG