Ndërlidhjet

Forcat qeveritare siriane marrin nën kontroll disa fshatra të Aleppos


Aleppo
Aleppo

Media shtetërore siriane ka thënë se trupat qeveritare kanë fituar terren dhe kanë zgjeruar kontrollin e tyre mbi fshatërat në veri të vendit, që më parë ishin nën kontroll të grupit militant Shteti Islamik.

Televizioni shtetëror Ikhbariyah më 4 mars ka cituar burime ushtarake që kanë thënë se trupat qeveritare kanë bërë përparim në largimin e luftëtarëve të IS-it nga zonat përreth provincës Aleppo dhe janë duke lëvizur drejt Lumit Eufrat.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka cituar burimet ushtarake që kanë thënë se ushtria siriane, vetëm gjatë 4 marsit ka marrë nën kontroll 15 fshatra.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se forcat qevetiare kanë përparuara për 13 kilometra nga Khafsah, që është nën kontrollin e IS-it, dhe njëherësh është burimi kryesor për furnizim me ujë për Aleppon.

Kjo organizatë ka thënë se më “shumë se 30,000 civilë, shumica gra dhe fëmijë”, janë detyruar që të largohen nga luftimet gjatë javës së fundit.

Forcat qeveritare raportohet se kanë avancuar në jug dhe lindje të qytetit me rëndësi strategjike al-Bab, i cili është nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Turqia që prej 23 shkurtit.

Vlerësohet se 300,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që prej se lufta civile në Siri nisi në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG