Ndërlidhjet

Talibanët vrasin pesë policë afganë


Kunduz, foto nga arkivi

Të paktën pesë anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë mëngjesin e 5 marsit, kur post-blloku i tyre në verilindje të provicën Kunduz u sulmua.

Një grup i madh i luftëtarëve talibanë sulmuan post-bllokun në afërsi të qytetit Kunduz, kryeqytetit të provincës, ka njoftuar shefi policor Gjeneral Abdul Hamid Hamid.

Ndërkaq, 18 kryengritës janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në qarkun Imam Sahib të provincës së Kunduzit, ka njoftuar përmes një deklarate Ministria e Brendshme.

“Terrorist kyç janë vrarë gjatë operacionit, ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e disa sulmeve terroriste në provincën e Kunduzit”, thuhet në deklaratë.

Shefi i policisë së një qarku gjithashtu është vrarë kur ka qenë duke lëvizur me vetyrën e tij, na shpërthimi i një bombe në provincën Faryab. Një policë tjetër është plagosur gjatë një shpërthimi që ndodhi më 4 mars.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG