Ndërlidhjet

Irak: Forcat qeveritare e vazhduan avancimin kah Mosuli


Pamje nga beteja për Mosulin
Pamje nga beteja për Mosulin

Forcat irakiane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, e kanë marrë kontrollin ndaj urës së dytë përgjatë lumit Tigër, në betejnën e tyre për qytetin Mosul, që është i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik, ka raportuar agjencia Reuters.

Trupat irakiane sot e kanë marrë kontrollin ndaj urës al-Hurriya, që çon për në qendrën e qytetit të vjetër, që aktualisht është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Më 27 shkurt, forcat irakiane e patën marrë një urë tjetër në pjesën jugore, derisa trupat irakiane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, po e vazhdojnë betejën për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit Mosul, që për nga madhësia është i dyti në Irak.

Përkundër faktit se pesë urat e Mosulit në lumin Tigër, deri tash nuk kanë pasur ndonjë rol gjatë përleshjeve, trupat e Irakut shpresojnë që ta marrin kontrollin ndaj tyre dhe t’i riparojnë ato, në mënyrë që të hapen linja të reja furnizuese nga pjesa lindore e qytetit, që është nën kontroll të qeverisë.

Në qytetin Mosul, që është baza e fundit e ekstremistëve të Shtetit Islamik në Irak, raportohet se gjenden afro 750 mijë civilë.

XS
SM
MD
LG