Ndërlidhjet

Rusi: “Shqetësim serioz” për lansimin e raketave të Koresë Veriore


Pamje nga një rrjet televiziv jugkorean ku raportohet për lansimin e raketave balistike të Koresë Veriore
Pamje nga një rrjet televiziv jugkorean ku raportohet për lansimin e raketave balistike të Koresë Veriore

Rusia ka shprehur brengosje lidhur me lansimin e katër raketave balistike të Koresë Veriore në det në veriperëndim të Japonisë.

“Ne jemi seriozisht të brengosur – këto janë lloj i aksioneve që çojnë në tensione në rajon dhe natyrisht, në këtë situatë, Moska tradicionalisht thërret për përmbajtje nga të gjitha palët”, u tha sot reporterëve në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas ushtrisë së Koresë Jugore, raketat balistike janë lansuar nga një rajon afër kufirit të Koresë Veriore me Kinën.

Para tri ditësh, Koreja Veriore u kërcënua me lansim të raketave në përgjigje të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake ndërmjet Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara i kanë 28,500 ushtarë në Korenë Jugore dhe 50,000 në Japoni, si masë mbrojtëse kundër ndonjë agresioni potencial nga Koreja Veriore.

XS
SM
MD
LG