Ndërlidhjet

Pejë: Filloi konferenca për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm


Skender Hyseni

Në Pejë sot ka filluar konferenca dyditëshe me emrin “Qytetet e forta në parandalimin e esktremizmit të dhunshëm në Kosovë”, në të cilën po marrin pjesë zyrtarë të lartë të Kosovës, përfaqësues ndërkombëtarë, liderë fetarë, e të tjerë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, tha në këtë konferencë se “nëntë qytete në Kosovë merren aktivisht me luftimin” e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas tij, “roli i komunave dhe i shoqërisë civile është shumë i madh në këtë aspekt, pasi nuk mjafton vetëm puna e policisë së Kosovës në luftimin e kësaj dukurie”.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathau, e të tjerë.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, ka shprehur përkushtim që kjo bashkësi do të jetë pengesë e fortë kundër çdo lloji të ekstremizmit fetar.

Konferenca organizohet nga Strong City Ntwork, ICITAP dhe OSBE, ndërsa mbështetet nga Departamenti amerikan i shtetit.

XS
SM
MD
LG