Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Conway: Trump sot do të nënshkruajë urdhrin e ri të ndalesës së udhëtimit


Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të nënshkruaj urdhrin e ri ekzekutiv më 6 mars, përmes së cilit, përkohësisht do tu ndalohet hyrja në SHBA njerëzve nga disa shtete me shumicë myslimane, pasi urdhri origjinal ishte bllokuar nga gjykatësit federalë.

Këshilltarja e lartë e Trumpit, Kellyanne Conway ka konfirmuar sot për Fox News se “nënshkrimi i urdhrit është planifikuar të bëhet më vonë gjatë ditës”.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme për Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti do të vazhdojë të veprojë, së bashku me Kongresin, pjesë të mëdha të agjencës së tij legjislative dhe ekzekutive”, ka thënë Conway.

“Kjo përfshinë edhe urdhrin e ri ekzekutiv... dhe çfarë dallon është se ai do të hyjë në fuqi nga 16 marsi”, ka shtuar ajo.

Conway tha se urdhri i ri “do ta bëj më të qartë”, se ndalimi i udhëtimit përjashton “banorët me qëndrim të përhershëm” në Shtetet e Bashkuara.

Urdhri origjinal, i 27 janarit, përkohësisht ndalohet qytetarët e shtatë shteteve me shumicë myslimane që të hynin në SHBA.

Shtetet e përfshira në këtë urdhër ishin Irani, Iraku, Somalia, Sudani, Jemeni, Siria dhe Libia.

Sidoqoftë, sipas disa agjencive të lajmeve në SHBA, njerëzit që kanë njohuri rreth urdhrit të ri, kanë thënë se nga ndalesa e udhëtimit, pritet që të hiqet shteti i Irakut.

XS
SM
MD
LG