Ndërlidhjet

Turqia, Rusia, SHBA-ja bisedojnë për luftën kundër IS-it


Luftëtar i të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak.

Shefat e shtabeve të ushtrive turke, ruse dhe amerikane takohen sot në jug të Turqisë, për të diskutuar luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Hulus Akar, Valery Gerasimov dhe Joseph Dunford do të mblidhen në Ankara.

"Çështjet e përbashkëta që lidhen me sigurinë rajonale, sidomos në Siri dhe Irak, do të diskutohen në takim", tha ushtria turke, duke mos dhënë detaje të tjera.

Turqia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke luftuar Shtetin Islamik, edhe pse mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi takimin, dukë thënë se "është planifikuar një diskutim i përbashkët për çështje të sigurisë në Siri dhe Irak".

XS
SM
MD
LG