Ndërlidhjet

Pentagoni: Sjellja e marinës iraniane – joprofesionale


Pamje e një luftanijeje amerikane
Pamje e një luftanijeje amerikane

Pentagoni e ka kritikuar sjelljen e marinës së Iranit si “të pasigurt dhe joprofesionale”, pas dy incidenteve të javës së kauar në Ngushticën e Hormuzit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha mbrëmë se në dy raste, më 2 dhe 4 mars, një anije luftarake amerikane e kishte ndryshuar kursin për ta evituar ndeshjen direkte, për shkak të “kombinimit të sjelljes së pasigurt dhe joprofesinale” nga ana e Marinës së Iranit.

“Kjo është shqetësuese, pasi mund të rezultoj me keqkalkulim ose provokim aksidental, që ne nuk e dëshirojmë”, tha Davis dhe ka shtuar se “ne aktualisht kemi parë një përmirësim në sjelljen e Iranit, deri së fundit”.

Afrime të këtilla të anijeve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë ndodhur disa herë gjatë vitit. Incidenti i fundit serioz ishte në muajin janar, kur një luftanije amerikane ka shkrepur të shtëna të vërejtjes ndaj një anijeje ushtarake iraniane.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur përkushtim për “përleshje me të shtëna” për t’i larguar nga ujërat çfarëdo anijeje iraniane, që u krijon probleme anijeve të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG