Ndërlidhjet

SHBA: Seancë dëgjimi në Senat për hetimin për Rusinë


Pamje gjatë një dëgjimi në një komitet të Senatit të Shteteve të Bashkuara
Pamje gjatë një dëgjimi në një komitet të Senatit të Shteteve të Bashkuara

Prokurori federal, Rod Rosenstein, pritet të ballafaqohet me pyetjet lidhur me hetimin për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, gjatë dëgjimit të sotëm konfirmues në një panel të Senatit amerikan, për postin e zëvendësprokurorit të pëgjithshëm amerikan.

Zoti Rosenstein, i cili prej vitit 2005 ishte prokuror i shtetit Merliand, do ta udhëheq hetimin federal, nëse konfirmohet nga Senati, pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, e ka përjashtuar vetveten nga kjo çështje.

Kjo tërheqje u bë pas zbulimit të dy kontakteve të padeklaruara të tij me ambasadorin rus në Uashington.

XS
SM
MD
LG