Ndërlidhjet

Iran: Vazhdohet ndalimi i hyrjes së qytetarëve të SHBA-së


Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht Ravanchi

Teherani thotë se do të vazhdojë masën e ndalimit të hyrjes në Iran, të shtetasve amerikanë, si përgjigje ndaj urdhrit të presidentit Donald Trump, për ndalimin e përkohshëm të hyjes në SHBA, të shtetasve nga gjashtë vende me shumicë myslimane, ku përfshihet edhe Irani.

Më 6 mars, Trump nënshkroi urdhrin e rishikuar ekzekutiv, përmes së cilit u ngrihen përkohësisht vizat e reja për qytetarët nga Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, pasi urdhri origjinal i tij, u bllokua nga gjykatës federalë.

Shtetasit nga këto gjashtë vende, të cilët kanë viza valida, do të mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, deri në skadimin e tyre dhe nuk do të preken nga urdhri i ri ekzekutiv, i cili do të hyjë në fuqi më 16 mars.

“Urdhri i ri ekzekutiv, nga aspekti juridik është i padobishëm”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi.

Takht-Ravanchi ka thënë se Irani do të refuzojë kërkesat për viza të qytetarëve amerikanë, për sa kohë që urdhri ekzekutiv i Trumpit të mbetet në fuqi.

XS
SM
MD
LG