Ndërlidhjet

Mijëra persona kthehen nga Pakistani në Afganistan


Mijëra qytetarë të Afganistanit janë kthyer në shtetin e tyre nga Pakistani, pasi ky i fundit, ka hapur përkohësisht dy pikë-kalime kufitare, që ishin mbyllur në shkurt.

Autoritetet pakistaneze kanë thënë se afganët që kanë viza valide, do të lejohen të kthehen në Afganistan edhe gjatë 8 marsit.

Komisioneri policor në qytetin kufitar afgan të Spin Boldak, Mohammad Ali Dawary, ka thënë se mbi 2 mijë qytetarë afganë, kanë kaluar përmes pikë-kalimit kufitar të Chaman në pjesën e Pakistanit, gjatë 7 marsit.

Islamabadi ka mbyllur kufinjtë me Afganistanin më 16 shkurt, pas një serie të sulmeve vetëvrasëse në Pakistan, ku kanë mbetur të vrarë dhjetra fëmijë, ushtarë dhe zyrtarë policorë.

Pakistani pretendon se pas këtyre sulmeve qëndrojnë militantët të cilët kanë ardhur nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG