Ndërlidhjet

WikiLeaks publikon disa dokumente të supozuara të CIA-s


Ilustrim
Ilustrim

WikiLeaks ka publikuar sot mijëra dokumente, që thotë se i ka marrë nga qendra e CIA-s për Inteligjencë Kibernetike, që thuhen se janë vegla të spiunazhit kibernetik të SHBA-së.

Autenticiteti i dokumenteve nuk ka mundur të konfirmohet menjëherë dhe CIA ka rezufuar që të komentojë për këtë çështje.

Por ekspertët, të cilët kanë nisur ekzaminimin e materialit, kanë thënë se duket se dokumentet janë legjitime.

Nëse këto publikime vërtetohen se janë autentike, kjo do të ishte një goditje e madhe për komunitetin e inteligjencës së SHBA-së.

WikiLeaks ka thënë se “arkivi duket se ka qarkulluar në mesin e ish-hakerëve të qeverisë amarikane dhe kontraktorëve të tyre në mënyrë të paautorizuar” dhe se njëri prej tyre, ia ka dhënë WikiLeaksit, “një pjesë të kësaj arkive”.

Zëdhënësi i CIA-s, Jonathan Liu ka thënë se agjencia e inteligjencës “nuk do të komentojë në autenticitetin ose përmbajtjen e dokumenteve të supozuara të inteligjencës”.

XS
SM
MD
LG