Ndërlidhjet

Turqia, Rusia, SHBA-ja biseduan për bashkëpunimin në luftën kundër IS-it


Ilustrim

Shefat e shtabeve të ushtrive turke, ruse dhe amerikane janë takuar më 7 mars në jug të Turqisë, ku kanë biseduar se si të rrisin koordinimin në Siri, me qëllim që të parandalojnë përleshjet ndërmjet grupeve rivale, të cilët, që të gjithë luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Takimi ndërmjet Hulusi Akar nga Turqia, Joseph Dunford nga SHBA dhe Valery Gerasimov nga Rusia, erdhi në kohën kur koalicioni që udhëhiqet nga SHBA, ka shënuar përparim ndaj IS-it në Siri.

Turqia, Rusia dhe SHBA, janë duke luftuar kundër IS-it, edhe pse mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian.

Greg Hicks, zëdhënës i shefave të përbashkët të presonelit të SHBA-së, tha se diskutimet tripalëshe në Antalia, u fokusuan në “masat shtesë”, për të rritur efektivitetin e luftës kundër grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak.

“Gjatë takimit, palët kanë biseduar për çështjet e sigurisë rajonale në Siri dhe Irak... me përpjekjen që të rritet efektiviteti kundër të gjitha organizatave terroriste dhe me rëndësinë e masave shtesë për operacionet de-konfliktuoze”, thuhet në deklaratën e Hicks.

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se bisedimet kishin për qëllim rritjen e koordinimit në Siri, në mënyrë që të parandalohet rreziku i “përplasjeve të padëshiruara”, duke pasur parasysh numrin e madh të shteteve që operojnë në Siri.

XS
SM
MD
LG