Ndërlidhjet

Kina bën thirrje që palët në Gadishullin Korean të ndalin veprimet ushtarake


Ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi

Ministri i Jashtëm i Kinës, ka kërkuar që të ndalet përshkallëzimi i tensioneve në Gadishullin Korean, duke i bërë thirrje Koresë së Veriut që të suspendojë testimin e raketave bërthamore, në këmbim të ndaljes të stërvitjeve ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Wang Yi ka ofruar këtë propozim me qëllim të lehtësohet situata e tensionuar, gjatë një seance vjetore parlamentare në Kinë.

Ai ka thënë se prioritet tashmë është që të ndalin përplasjen e të dy palëve.

Këto komente vijnë një ditë pasi Pheniani lansoi katër raketa në drejtim të bazës ushtarake të SHBA-së në Japoni. SHBA, në përgjigje të këtyre veprimeve të Koresë së Veriut, njoftoi se ka nisur vendosjen e një sistemi mbrojtës raketor.

Seuli dhe Uashingtoni janë duke kryer stërvitjet vjetore ushtarake.

Ministri i jashtëm kinez tha se për të ndaluar përshkallëzimin ushtarak dhe se që të gjitha palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

XS
SM
MD
LG