Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kritikon politikat e migrimit të SHBA-së


Zeid Ra’ad al-Hussein
Zeid Ra’ad al-Hussein

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se politikat e migrimit të presidentit amerikan Donald Trump, mund të çojnë në dëbime kolektive të migrantëve.

Komisionari i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka thënë sot se ai po ashtu është i shqetësuar me politikën e SHBA-së për ndalimin e hyrjes së njerëzve nga gjashtë shtete me shumicë myslimane për 90 ditë.

Në fjalimin vjetor në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Zeid ka thënë se kjo politikë ka gjasa të rrisë numrin e migrantëve dhe kjo menjëherë do të rrisë rrezikun e deportimeve, pavarësisht se sa vjet një person ka qëndruar në SHBA.

“Dëbimet e përshpejtuara mund të çojnë në dëbime kolektive", ka thënë Zeid.

Ai ka shtuar se veçanërisht është i shqetësuar për ndikimin që do të ketë kjo politikë tek fëmijët, “të cilët ballafaqohen me ndalesë apo mund të shohin se si familjet e tyre ndahen”.

XS
SM
MD
LG