Ndërlidhjet

Gjermania thotë se marrëdhëniet me Turqinë duhet të përmirësohen


Sigmar Gabriel dhe Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë se Gjermania dhe Turqia duhet të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve, të cilat u dëmtuan javën e fundit, për shkak të komenteve të presdientit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili krahasoi vendimin e Gjermanisë, për të ndaluar disa tubime politike, si veprime “të kohës naziste”.

Gabriel, megjithatë ka paralajmëruar Ankaranë se “vija e kuqe nuk duhet të kalohet”.

Duke folur pas takimit me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, Gabriel tha sot se pavarësisht dallimeve në mes të dyja shteteve “nuk ka aleternativ tjetër pos dialogut sepse është e vetmja mënyrë që të rikthejmë në normalitet marrëdhëniet tona miqësore”.

Gjermania ndaloi mbajtjen e disa tubimeve politke të zyrtarëve të Turqisë në Gjermani, të cilët po kërkojnë mbështetjen e komunitetit turk në Gjermani, për ndryshimet kushtetuese për zgjerimin e pushtetit të presidentit.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi do të mbahet gjatë muajit prill.

XS
SM
MD
LG