Ndërlidhjet

Mercy Corps: Turqia ka urdhëruar përfundimin e operacioneve


Organizata humanitare Mercy Corps duke u dhënë ndihma personave që kanë nevojë

Mercy Corps, njëra prej organizatave më të mëdha humanitare, që u ndihmon refugjatëve sirianë në Turqi, thotë se qeveria në Ankara ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të operacioneve të saj në këtë vend.

Grupi joqeveritar, Mercy Corps, me seli në Shtetet e Bashkuara, tha se Ankaraja sot e ka tërhequr lejen për punën e kësaj organizate në Turqi, me ç’rst nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

Mercy Coprs thotë se të gjitha lokacionet e saj janë mbyllur sot dhe se grupi është në kontakt me zyrtarët turq në përpjekje për ta marrë lejen për vazhdimin e operacioneve në këtë vend “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga zyrtarët e qeverisë së Turqisë.

Prej vitit 2012, Mercy Corps për çdo muaj ka dërguar ndihmë humanitare jetëshpëtuese për më tepër se 500 mijë civilë në Siri.

Ky grup, po ashtu, i ndihmon edhe 2.7 milionë refugjatë sirianë, të,cilët janë të vendosur në Turqinë fqinje dhe i ndihmon edhe familjet e varfëra turke.

XS
SM
MD
LG