Ndërlidhjet

Senatorët kërkojnë prova për "përgjimin" e Trumpit nga Obama


Trump & Obama
Trump & Obama

Dy senatorë amerikanë i dërguan letër FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, duke kërkuar informacione mbi pretendimet e presidentit Donald Trump se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka përgjuar atë gjatë fushatës presidenciale më 2016.

Lindsey Graham, republikan, dhe Sheldon Whitehouse, demokrat, i shkruan drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe zëvendësprokurorit të përgjithshëm, Dana Boente.

"Kërkojmë nga Departamenti i Drejtësisë që të na sigurojë kopje të çdo mandati apo urdhri të gjykatës, që lidhet me përgjimin e presidentit Trump, të fushatës së Trumpit apo të Kullës së Trumpit", thuhet në letër.

Me ligjin amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime. Qeveria federale mund t'i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.

Kritikët kanë akuzuar Trumpin se ka bërë akuzën për përgjim, për të tërhequr vëmendjen nga hetimet në administratën e tij për lidhje të mundshme me Rusinë.

XS
SM
MD
LG