Ndërlidhjet

Liderë të Izraelit, Turqisë e Gjermanisë mblidhen në Rusi


Moskë
Moskë

Rusia do të jetë sot qendër për diplomaci, pasi do të presë udhëheqësit e Izraelit dhe të Turqisë, ashtu si edhe ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky i fundit synon të shfrytëzojë takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, për të shprehur kundërshtimin ndaj pranisë së forcave iraniane në kufirin verior të Izraelit me Libinë dhe Sirinë.

"Ky është takim shumë i rëndësishëm për sigurinë e Izraelit", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të presë homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel, për të diskutuar konfliktin në Ukrainë. Gabriel do të takojë edhe Putinin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të arijë po ashtu sot në Moksë, ndërsa takimi i tij me Putinin është paraparë për nesër.

XS
SM
MD
LG