Ndërlidhjet

Tusk pritet të fitojë edhe një mandat, me gjithë kundërshtimin e Polonisë


Donald Tusk

Udhëheqës të Bashkimit Evropian presin që ish-kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, të fitojë edhe një mandat prej 30 muajsh në postin e presidentit të Këshillit Evropian, edhe pse nuk ka mbështetje nga vendi i tij.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do ta bëjnë përzgjedhjen sot.

Qeveria e Polonisë, e kryesuar nga Partia konservatore për Ligj dhe Drejtësi, ka nominuar anëtarin e Parlamentit Evropian, Jacek Saryusz-wolski, si sfidant të Tuskut.

Por, Tusk pritet të mbështetet nga shumica e udhëheqësve evropianë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se rizgjedhja e tij do të ishte "shenjë e qëndrueshmërisë" për bllokun.

Liderët e BE-së pritet të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor sot në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG