Ndërlidhjet

Gjermania paralajmëron për rrezikun e një gare të re armatimi


Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në takim me homologun rus, Sergei Lavrov, në Moskë.

Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, paralajmëroi Rusinë për rrezikun e një gare të re armatimi, që do të nxitej nga konflikti në lindje të Ukrainës dhe bëri thirrje për reduktimin e numrit të armëve konvencionale.

Duke folur në Moskë, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, Gabriel tha se ata janë pajtuar për nevojën e vazhdimit të bisedimeve në të ashtuquajturin Format i Normandisë - që përbëhet nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca - me qëllim që t'i jepet fund konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Gjermania ka kontribuar në forcën prej 4,000 trupash që NATO ka vendosur në shtetet e Baltikut dhe në Poloni, ku agresioni i Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet për synime të njëjta të Moskës në rajon.

Në anën tjetër, Rusia i ka transferuar dhjetëra-mijëra ushtarë në rajonet kufitare perëndimore.

"Jemi të shqetësuar se po hyjmë në një garë të re armatimi", tha Gabriel.

Lavrov tha se Rusia i hedh poshtë akuzat se ka dërguar forca ushtarake, në mënyrë joproporcionale, në kufijtë e saj perëndimorë.

XS
SM
MD
LG