Ndërlidhjet

Royce: BE është në rrezik nga politikanët në Francë që mbështeten nga Kremlini


Ed Royce

Një ligjvënës amerikan thotë se e ardhmja e Bashkimit Evropian mund të jetë në rrezik nëse “politikanët e mbështetur nga Kremlini”, vijnë në pushtet në Francë.

Deklarata e përfaqësuesit republikan Ed Royce, vjen para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, që do të mbahen në muajin prill.

Ministri i jashtëm francez, Jean-Mark Ayrault ka sugjeruar se Rusia është duke e sulmuar me sulme kibernetike fushatën e kandidatin pro-evropian, Emmanuel Macron me qëllim që të ndikojë tek opinion publik në Francë.

“Nëse politikanët e mbështetur nga Kremlini marrin pushtetin në Francë, kjo potencialisht do të shënonte fundin e Bashkimit Evropian”, tha Royce, në fjalimin e tij në seancën për Rusinë në Komitetin për Punë të jashtme.

XS
SM
MD
LG