Ndërlidhjet

Irani raportohet se ka testuar një raketë balistike


Ilustrim

Agjencitë iraniane të lajmeve po raportojnë se Garda Revolucionare Islamike me “sukses” ka lansuar një raketë balistike .

Agjencitë shtetërore të lajmeve, Fars dhe Tasnim, kanë thënë se raketa Hormuz-2, me sukses është testuar gjatë javës së kaluar.

Agjencia Tasnim ka cituar Amir Ali Hajizadeh, komandatin e forcave ajrore të Gardës Revolucioneare, të ketë thënë se “raketa detare balistike e quajtur Hormuz-2, me sukses ka shkatërruar një cak që ishte larg 250 kilometra”.

Këto njoftime vijnë pas disa raportimeve të mediave amerikane për testimin e raketave nga ana e Iranit.

Më 6 mars, Fox News ka raportuar se Garda Revolucionare Islamike e Iranit, ka lansuar dy raketa me rreze të shkrutër veprimi mbi juglindjen e Iranit.

XS
SM
MD
LG