Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-së në Kabul ndërprenë intervistat për viza për afganët


Ilustrim

Një grup avokues për refugjatët që po tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se Ambasada amerikane në Kabul, zyrtarisht ka ndërprerë caktimin e intervistave për aplikuesit për programin e veçantë për migrantët afganë.

Projekti Ndërkombëtar për Asistencë të Refugjatëve (IRAP), program me bazë në Nju Jork, ka thënë se procesi i intervistave dhe verifikimit të aplikantëve afganë është ndërprerë më 9 mars “për shkak të mungesës së vizave... duhe lënë qindra aleatë afganë dhe familjet e tyre në rrezik”.

Avokatët e këtij projekti punojnë në rastet e afganëve dhe familjeve të tyre për të marrë “status special të migrantit”, sepse kanë punuar me qeverinë amerikane apo me ushtrinë e SHBA-së në Afganistan. Kjo gjë vë jetën e tyre në rrezik.

Ata që kanë aplikuar, përfshinë afganë që kanë punuar si përkthyes në fushbeteja me forcat e SHBA-së apo edhe të NATO-s. Gjithashtu përfshihen edhe persona që kanë marrë pjesë në operacione të inteligjencës brenda bazave ushtarake amerikane apo ndërtesave qeveritare të SHBA-së.

Në mënyrë që të zgjedhen për programin special të vizave të SHBA-së, aplikuesit afganë duhet të kalojnë përmes një procesi të gjatë dhe të vështirë të verifikimit, i cili zakonisht zgjatë pesë vjet. Atyre po ashtu ju duhen letra rekomanduese nga zyrtarë të lartë të ushtrisë apo qeverisë amerikane në Afganistan.

Aplikantët gjithashtu duhet të intervistohen në Ambasadën e SHBA-së në Kabul, si pjesë e procesit të verifikimit përpara se të marrin vizat speciale.

Më shumë se 10,000 afganë momentalisht janë në proces për të marrë vizat speciale, por vetëm edhe 1500 viza të tilla kanë mbetur.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk komentoi menjëherë për këtë çështje, por ofroi një buletin të udhëtimit, duke thënë se departamenti pret që deri më 1 mars të përfundojnë të gjitha intervistat për aplikim për viza.

Drejtoresha e IRAP, Betsy Fisher, tha se lajmi për ngrirjen e intervistave të reja në Kabul ishte “zhvillim shkatërrues”.

“Kjo do të thotë se mijëra aleatë të besueshëm të SHBA-së, do të vazhdojnë të jenë në rrezik, në pritje të Kongresit që të jap vizat e nevojshme”, ka thënë Fisher.

Bashkëpunëtori për politika të sigurisë kombëtare i projektit IRAP, Mac McEachin tha se ky zhvillim vjen vetëm disa ditë pasi Pentagoni njoftoi për dërgimin e ushtarëve për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

“Tani kur bota e ka parë se si ua kemi kthyer shpinën aleatëve tonë afganë, nuk ka asnjë shansë që aleatët lokalë në Siri do të pranojnë të punojnë me ne”, ka thënë ai.

Disa afganë që kanë marrë viza speciale, kanë hasur në vështirësi me zyrtarët kuftiar të SHBA-së, që prej se presidenti Donald Trump, më 27 janar nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e përkohshëm në SHBA të qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane.

Edhe pse Afganistani nuk është në listë e ndalesës, një familje pesë anëtarëshe afgane u mbajt për 40 orë kur arriti në muajin mars në aeroportin në Los Angeles. Kjo familje u nda, pasi babai u dërgua në mbajtje në një qendër në California. Më pas avokatët e IRAP i ribashkuan ata më 6 mars, përmes një vendimi të gjykatës federale.

Më 6 mars, presidenti Trump nënshkroi në urdhër të ri ekzekutiv, përmes së cilit nuk do të lëshohen viza të reja për qytetarëvet nga Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

Ky urdhër pritet të hyjë në fuqi më 16 mars.

Projekti Ndërkombëtar për Asistencë të Refugjatëve i bën thirrje Kongresit amerikan që të kalojë një ligj, përmes së cilit do të autorizohej alokimi i fondeve për 2,500 viza të reja për qytetarët e Afganistanit.

XS
SM
MD
LG