Ndërlidhjet

Kazakistan: Disa kompetenca të presidentit i barten qeverisë


Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev

Presidenti kazak Nursultan Nazarbaev ka nënshkruar amendamentet kushtetuese për transferimin e disa fuqive të presidentit tek ministrat qeveritarë dhe ligjvënësit.

Zyra e Nazarbaevit ka thënë se ai ka nënshkruar sot amendamentet e një ligji.

76-vjeçari Nazarbaev, i cili është lideri i vetëm prej kohës komuniste në ish republikat sovjetike që është ende në pushtet, ka propozuar këto ndryshime më 26 janar.

Ai ka thënë se do t’ia jap disa fuqi dhe përgjegjësi ministrave të qeverisë, që të menaxhojnë çështjet ekonomike dhe sociiale, ndërkaq do të rrisë kontrollin e parlamentit mbi qeverinë, duke i thënë më shumë autoritet ligjnëvesve.

Ai ka thënë se roli i presidentit do të shdërrohet në “arbitër suprem”.

XS
SM
MD
LG