Ndërlidhjet

OKB paralajmëron për kërcënim nga fatkeqësitë kimike në lindje të Ukrainës


Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për kërcënimin të një fatkeqësie të mundshme kimike për shkak të konfliktit të armatosur në Ukrainën lindore.

Një ekspert i OKB-së ka thënë se luftimet në Ukrainë po zhvillohen në zona ku janë të vendosura ndërtesa të mëdha kimike dhe industriale.

“Betejat tani po zhvillohen në qytete, në afërsi të qendrave industriale, dhe rreziku që fabrikat të goditen është i madh. Kjo ka pasoja për të gjithë ata që jetojnë në ato zona”, ka thënë Baskut Tuncak, raportues i posaçëm i OKB-së për të dretjat e njeriut dhe substancave të rrezikshme.

Ai ka thënë se në shkurt është bombarduar një ndërtesë, e cila kishte mbi 7,000 kilogramë të gazit klorinë.

Asnjë konteiner nuk është dëmtuar nga bombardimet ka thënë Tuncak, por ai ka paralajmëruar se nëse vetëm një konteiner që ka 900 kilogramë substancë kimike dëmtohet, mund të vras këdo që është në hapësirë prej 200 metrash dhe shkakton dëme shëndetësore për të gjithë ata që jetojnë deri në 2.4 kilomtra larg.

“Në rast të ndonjë dëmtimi më të madh, njerëzit që jetojnë deri 7.4 kilometra larg ndërtesës, duhet që brenda 24 orësh të largohen”, thuhet në deklartë.

OKB nuk ka treguar se për në cilin vend gjendet kjo magazinë me gaz klorin.

XS
SM
MD
LG