Ndërlidhjet

Video-mbikëqyrjet publike do të bëhen më të zakonshme në Gjermani, pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një paketë të masave të reja.

Shqetësimet për sigurinë tani do të kenë peshë më të madhe ndaj privatësisë, kur objekte si qendrat tregtare të kërkojnë leje për instalimin e kamerave.

Vetëm tani policia federale do të ketë sistem për skanimin e targave të makinave.

Kujtimet e këqija nga koha e komunizmit kanë bërë që gjermanët të jenë të kujdesshëm në zgjerimin e kompetencave të vëzhgimit.

Por, rastet e sulmeve masive seksuale kundër grave në qytetin e Këlnit, më 2015, dhe disa sulme kundër civilëve, korrikun e kaluar, kanë bërë që ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, të nxjerrë para parlamentit masa të reja.

Lexoni edhe këtë:

Gjermani: Sulmuesi në Dyzeldorf është nga Kosova

XS
SM
MD
LG