Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon mbi dy milionë euro false


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar dy persona që posedonin 2.1 milion euro të falsifikuara në bagazhin e makinës.

Paratë e falsifikuara janë gjetur në një qese në bagazhin e një makine që hynte nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shtetas shqiptar, tha policia.

Edhe shoferi, edhe pasagjeri - shtetas i Kamerunit, janë dërguar në paraburgim.

Policia tha se bëhet fjalë për konfiskimin më të madh të monedhave false që nga fundi i luftës.

XS
SM
MD
LG