Ndërlidhjet

Delawie: Nuk duam ta shohim Kosovën në mosmarrëveshje me partnerët


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Shtetet e Bashkuara besojnë se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj, tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

"Nuk duam ta shohim Kosovën në mosmarrëveshje me partnerët kryesorë", tha Delawie në një postim në Twitter.

SHBA edhe më herët ka shprehur shqetësim për paralajmërimet se Kosova do të ndryshojë mandatin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur, pa ndryshime kushtetuese.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iniciator i ndryshimeve ligjore, megjithatë, ka insistuar se procesi nuk ka kthim prapa.

XS
SM
MD
LG