Ndërlidhjet

Thaçi: Dorëheqje - nëse nuk mbështetet nisma për ushtri


Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se do të paraqes dorëheqje dhe do inicoj zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, nëse ligjvënësit nuk e miratojnë propozimin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës, për shkak të vërejtjeve të aleatëve perëndimorë të Kosovës dhe pakicës serbe në Kosovë.

“Nëse nuk do të votojnë në favor, unë do të paraqes dorëheqje si president, në atë sekondë”, i tha mbrëmë Radio Televizionit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi.

“Një legjislaturë që nuk do të votoj për ushtrinë e vendit të vet duhet të tërhiqet”, tha ai dhe ka shtuar se ai do t’i tejkaloj vërejtjet nga aleatët e NATO-s duke e koordinuar planin “100 përqind” me ata.

Partia Demokratike e Kosovës, lider i së cilës ishte zoti Thaçi, e ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Plani për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtri të rregullt ka hasur në kundërshtime të fuqishme nga pakica serb në Kosovë, nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

Kjo përplasje lidhur me ushtrinë e Kosovës, për të parën herë, e ka vënë Kosovën në një situatë të pazakonshme me mbështetësit e vet perëndimorë për një çështje madhore dhe mbetet e paqartë se çka e ka shtyrë zotin Thaçi ta ndryshoj qëndrimin.

XS
SM
MD
LG