Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet me bomba – së paku 44 të vrarë


Pamje e shkatërrimeve të luftës në lagjen Dankanijah të kryeqytetit Damsk në Siri

Nga dy sulme me bomba në pjesën e vjetër të kryeqytetit Damask në Siri, sot janë vrarë së paku 44 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Sipas këtij grupi, një bombë ka eksploduar në një rrugë derisa aty kalonte një autobus, ndërsa një sulmues vetvrasës e ka sulmuar një kompleks ku gjenden disa tempuj shiitë, që vizitohen nga pelegrinët e gjithë botës.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se “dy bomba të vendosura nga terroristët kanë eksploduar afër varrezave, Bab al-Saghir, në Bab Musalla, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje”.

Stacioni televiziv, Al-Maydeen, me seli në Liban, ka raportuar se cak i sulmeve me bomba ishin autobusët me të cilët pelegrinët udhëtonin për në varrezat, Bab al-Saghir.

Kombësia e të vrarëve nuk ishte e qartë.

Burime lokale të sigurisë i kanë thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se me këto bomba ishin sulmuar vizitorët iranianë në tempullin e myslimanëve shiitë.

Por, Televizioni shtetëror i Irakut ka raportuar se në mesin e të vrarëve ishin 40 irakianë.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG